Transmetuar më 03-03-2023, 14:06

Christian Vieri ka hyrë në "Hall of Fame" të Interit. Njoftimi është bërë nga ish-sulmuesi i njohur italian me një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale. Lajmin e ka bërë të ditur edhe klubi në faqen e tij të internetit.

Vieri është në vendin e nëntë të sulmuesve në historinë e Interit, me 123 gola. Ai është i 20-ti që hyn në "Hall of Fame" të klubit nga "Viale della Liberazione", pas Ronaldos, Lothar Matthäus, Walter Zenga dhe Javier Zanetti, që u votuan më 2018.

Po kështu, në këtë sallon legjendash zikaltër bëjnë pjesë edhe Giuseppe Meazza, Dejan Stankoviç, Giacinto Facchetti dhe Francesco Toldo më 2020; Milito Bioassoe, Giuseppe Bergomi dhe Julio Cesar në vitin 2021; Samuel Eto’o, Wesley Sneijder, Marco Materazzi dhe Gianluca Pagliuca më 2022.