Transmetuar më 03-03-2023, 14:00

Armaldo Kllogjeri e quajti Luiz Ejllin “çapaçul”, pasi uroi babain e Kiara Titos për ditëlindje duke thënë ‘edhe 100 vjehrri i çapaçulit’. Kjo solli diskutime mes tij dhe këngëtarit. Ky i fundit u shpreh se ndihet i bullizuar nga ai dhe se pas kësaj do vij një zarf i zi për Maestron.

Ai i tha të ketë kujdes kur flet, por Maestro u shpreh se e tha në kontekstin e humorit.

Luizi tha se dhe ai çdo fjalë ia ka thënë me humor , por Armaldo ja ka kthyer në bullizëm. Tenori vendosi që t’i kërkonte falje për përdorimin e fjalës ‘çapaçul’, por këngëtari vijoi duke e ngacmuar atë.

“Ti ke çuar një shtëpi në këmbë kur e kam thënë unë këtë fjalë. Ti pse e more ashtu? Ti ke mbaruar me të gjitha me këtë që the, do e shohësh të shtunën se çfarë bëhet me ty”, i tha Luizi.