Transmetuar më 03-03-2023, 13:54

Tiranë- Kryetari i PD, Sali Berisha, është ngjitur në podiumin e protestës nga ku paralajmëroi Edi Ramën se do të përballet me largim nga Shqipëria nëse tenton të përjashtojë opozitën nga zgjedhjet e 14 majit.

Nisur edhe nga vendimi që pritet të marrë Apeli për vulën, mes të tjerash Berisha deklaroi se ‘Rama mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Ne do ta përjashtojmë atë nga Shqipëria’!

Duke folur për “betejën” që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit në lidhje me vulën e PD-së, Berisha akuzoi Ramën se synimi i tij është përjashtimi i tyre nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve. Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni.

Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në.

Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria!Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve”, tha ai.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

‘Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur.

Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.

Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera.

Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian.

Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve.

Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni.

Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në.

Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria!

Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve.

Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion.

Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje.

Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj.