Transmetuar më 03-03-2023, 13:36

Achraf Hakimi është akuzuar edhe formalisht e zyrtarisht për përdhunim, pasi prokurorët hapën një hetim fundjavën e kaluar për sulmin e dyshuar seksual ndaj një 23-vjeçareje në Paris.

Dëshmia e vajzës u bazua tek lojtari i PSG-së, që dyshohet se abuzoi me të natën e 25 shkurtit, në shtëpinë e tij. Edhe pse “viktima” nuk donte të bënte ankesë, ishin autoritetet që ushtruan detyrën e tyre, nisën hetimin kryesisht, me iniciativë.

Achraf Hakimi, i cili u shfaq në dukje i qetë të hënën e kaluar në gala-në e çmimeve “The Best FIFA” është rikthyer këtë mëngjes në stërvitje me PSG, pasi kapërceu diskomfortin muskulor të ditëve të fundit.

Klubi ofron 15 minutat e para të stërvitjes të hapura për mediat dhe mbrojtësi mund të shihej në fushë me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, kur është bërë i ditur ky lajm i hetimit.

Për momentin, klubi nuk ka reaguar. Avokati i futbollistit nën akuzë, Fanny Colin, tha në fillim të javës se klienti i tij ishte i pafajshëm dhe se akuzat e vajzës 23-vjeçare janë të rreme.