Transmetuar më 03-03-2023, 13:24

Tiranë – Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë një vendim të cilësuar të ndërmjetëm, për çështjen e logos dhe vulës zyrtare të Partisë Demokratike.

Seanca u mblodh pas ankimimit që grupi i mbështetësve të Alibeajt në Partinë Demokratike, bëri ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë, e cila njohu si legjitim, Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Grupi i Alibeaj kishte apeluar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit, i cili në 25 mars të 2022, i dha selinë dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke konfirmuar Kuvendin e 11 dhjetorit, bashkë me statutin e ri të partisë dhe vendimmarrjet e tjera, të cilat shkarkonin Lulzim Bashën dhe lidershipin e tij, duke e kaluar partinë në duart e Berishës; ose rikthim të çështjes për rigjykim por me një tjetër trup gjykuese.