Transmetuar më 03-03-2023, 12:02

Tiranë – Shefi i Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), Endri Fuga, ka njoftuar dorëheqjen nga ky institucion.

Fuga shkruan se do të përqëndrohet në fushatën e zgjedhore të PS, dhe vendosi që gjatë kësaj periudhe, të dorëhiqet nga drejtimi i Agjencisë për Media dhe Informim.

“Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushaten zgjedhore të PS.

Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa”- shkruan Fuga.