Transmetuar më 03-03-2023, 11:39

Greqi- Detaje prek♪7se vijnë nga vendi i tragjedisë në Greqi.

Babai i një 28-vjeçareje ka humbur çdo shpresë për gjetjen e së bijës.

Sipas mediave greke, ai ka deklaruar se po pret vetëm për ta marrë trupi ne saj në kuti të copëtuar, ndërsa shtoi se ‘nuk ja uroj as armikut të tij më të keq’ ndjesinë që po kalon ai.

“Nuk ka asnjë përditësim, jemi në pritje. Kam hequr dorë nga shpresa për ta gjetur të gjallë, pres ta marr copa-copa… Ne dhamë mostra të ADN-së dhe tani presim të na thërrasë policia. Nuk ja uroj as armikut tim më të keq këtë ndjesi”, u shpreh ai.

28-vjeçarja Elpida studionte në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Patra dhe kishte kaluar në degën e Arkitekturës në Selanik.