Transmetuar më 03-03-2023, 11:01

Një 49-vjeçare ka përfunduar në pranga në Britaninë e Madhe, pasi ishte shkaktare e vdekjes së një gruaje, e cila u përplas nga një makinë teksa po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2020, por vetëm pas 3 vitesh ka arritur të zbulohet, pas publikimit të një video nga momenti i aksidentit. Në video shihet teksa gruaja Auriol Grey, i kërkon 77-vjeçares të largohet nga trotuari ku ajo po lëvizte me biçikletë, dhe madje i bllokoi rrugën duke e detyruar të zbriste. Gruaja e moshuara u detyrua të kalonte në rrugën e makinave, por fatkeqësisht, aty u përplas nga një automjet, duke humbur jetën.

Autoritetet nxorën nga hetimet se trotuari ishte rrugë kalimi i përbashkët për këmbësorë dhe për biçikleta dhe kjo i rëndoi më shumë akuzat ndaj Grey-t.

Nga ana tjetër, shoferi i automjetit që e përplasi të moshuarën, është shpallur i pafajshëm, pasi në kushtet që ishte, nuk kishte asnjë mënyrë për të ndaluar dhe për të shmangur përplasjen.