Transmetuar më 03-03-2023, 10:50

Greqi- Një denoncim i fortë është bërë nga një avokat, në lidhje me aksidentin tragjik të përplasjes së dy trenave në Greqi.

Giorgos Bartzokis, avokat i një prej të plagosurve nga aksidenti, ka deklaruar se në stacionin OSE në Larisa, po zhvillohej një festë.

Sipas tij, banorë të zonës i kanë thëne se punëtorët e stacionit po festonin me muzikë të lartë dhe e kanë neglizhuar punën, duke sjellë dhe aksidentin fatal.

“Në momentin e aksidentit dëgjoheshin këngë dhe brohoritje nga salla e stacionit të Larisës.

Pasi treni u nis, sapo u largua nga zona e juridiksionit të komandantit të stacionit, filloi muzika […] Ata dukej se ishin në një humor të gëzuar”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë pranë Larisës në Greqi.

Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 57 të vdekur dhe 85 të plagosur.