Transmetuar më 03-03-2023, 09:53

Një satelit ka arritur të regjistrojë momentin mahnitës kur ndodh një shpërthim diellor i cili më pas vjen në drejtim të tokës.

Shpërthimet solare të këtij intensiteti mund të ndikojnë në transmetimet radiofonike, sistemet e navigimit dhe rrjetet elektrike.

Shpërthimet diellore mendohet se ndodhin kur energjia magnetike e ruajtur në atmosferën e Diellit përshpejton grimcat e ngarkuara në plazmën përreth.

Kjo rezulton në emetimin e rrezatimit elektromagnetik në të gjithë spektrin.