Transmetuar më 03-03-2023, 09:35

Georgina Rodríguez u transferua në Riad të Arabisë Saudite, për të shoqëruar Cristiano Ronaldon, që luan për Al-Nassr. E megjithëse ka vetëm pak kohë që ndodhet në atë vend, modelja tashmë është përshtatur me rutinat e reja në qytet.

Pasi u pa në një kënd lojrash me fëmijët në fundjavë, tashmë e dashura e Cristiano Ronaldos është kapur duke bërë blerje në një supermarket.

Georgina Rodríguez, Cristiano Ronaldo, supermercado, Cristianinho, compras, Riade, Arábia Saudita

Në videon që tashmë qarkullon në faqet e fansave, “Gio” shihet në arkën e supermarketit, e shoqëruar nga Cristianinho, 12 vjeç, i cili i fut në një çantë produktet e blera.

Me këtë rast, Georgina Rodríguez ishte veshur në mënyrë diskrete: xhinse dhe një bluzë të bardhë, si dhe syze dielli. Megjithatë, nuk kaloi pa u vënë re.

Ndërkohë, pritjes i ka ardhur fundi. Më shumë se një vit pas premierës së sezonit të parë të “Unë, Georgina”, i cili rezultoi një sukses i vërtetë në mbarë botën, “Netflix” zbuloi këtë të mërkurë se sezoni i dytë do ta ketë premierën më 24 mars.

Georgina Rodríguez, Cristiano Ronaldo, supermercado, Cristianinho, compras, Riade, Arábia Saudita

Platforma e transmetimit tashmë ka zbuluar disa nga ato që publiku mund të presë nga episodet e reja. "Në këtë sezon të ri do të jetë e mundur ta ndiqni Georgina nga Jaca në ‘Latin Grammy’, të dëshmoni momentet më të mira dhe më të këqija të jetës së saj; të shihni se si forca e saj varet nga mbështetja e familjes dhe miqve.

Karizma e saj, magnetizmi, humori dhe stili i jetesës do të na bëjnë të varur nga #Gjeorgjiologjia”.