Transmetuar më 03-03-2023, 09:10

Një 39-vjeçar u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrethi”.

Shtetasi Setbi Paci u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, ku pas kontrollit të policisë, në kroskotin e automjetit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj.

Armën e zjarrit, 39-vjeçari e zotëronte pa leje.

“Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P.

Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.