
BULQIZË – Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë për dhunë në familje.
Policia lokale tha se 44-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas së tij.
Por kjo nuk është hera e parë që ky arrestohet për dhunë në familje, pasi ka qenë i dënuar dhe më parë.
Duke thënë se i dyshuari veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, policia shtoi se vuri në pranga 44-vjeçarin.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për Dhunë në familje).
Ky shtetas ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj".
Policia tha se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Orët e fundit ka lëvizje më të gjithë vendin të Policisë që po "peshkon" personat e skeduar me probleme të ngjashme. Ky zhvillim vjen pasi më 1 mars, Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosur tre të tjera në tre episode të ndryshme brenda 33 minutash në Astir, Paskuqan dhe Kamzë. /noa.al