Transmetuar më 03-03-2023, 08:55

Orë dramatike në Greqi pasi nuk po arrihet ende të identifikohen trupat dhe mbetjet njerëzore të gjetura në vendin e aksidentit tragjik në Tempi, ku një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash.

Deri tani konfirmohen 57 njerëz të vdekur.  Por vetëm 32 prej tyre janë identifikuar përmes testit të ADN.

52 prindër kanë dhënë mostrat e ADN, megjithatë identifikimi nuk ka përfunduar dhe 25 njerëz janë ende të paidentifikuar, raporton noa.al duke cituar autoritetet greke.

Zyrtarët thanë se ndërsa janë konfirmuar 57 të vdekur, rezultojnë edhe 56 njerëz të zhdukur.

Sakaq janë 48 persona të shtruar në spitale.

Tani e tutje, çdo pasagjer që nuk identifikohet me trup do të konsiderohet i zhdukur. /noa.al