Transmetuar më 03-03-2023, 08:50

Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40, por akoma nuk dihet nëse ka qenë aksidentale.

Autoritetet përkatëse të Kosovës po punojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.