Transmetuar më 03-03-2023, 08:45

Një fëmijë palestinez mbeti i vrarë dhe dy palestinezë të tjerë, mes tyre një fëmijë, u plagosën në një bastisje të forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën hyrjen lindore të qytezës Azun në Kalkiya, në veri të Bregut Perëndimor.

Përleshje të dhunshme shpërthyen mes palestinezëve që reaguan ndaj bastisjes dhe forcave izraelite.

Sipas një njoftimi me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, 15-vjeçari Mohammed Nidal Selim, i cili u qëllua në shpinë me një plumb të vërtetë në sulmin e forcave izraelite, ka humbur jetën, ndërsa një fëmijë tjetër është plagosur rëndë nga një plumb që i ka goditur gjoksin.

Forcat izraelite plagosën gjithashtu me plumba një të ri palestinez në dorë.

Që nga fillimi i vitit 2023, ka arritur në 68, numri i palestinezëve që kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite dhe kolonët hebrenj në territoret e pushtuara.