Transmetuar më 03-03-2023, 08:25

Një grua ka ndërruar jetë ppasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40, bën me dije policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet nëse ka qenë aksidentale.

Autoritetet po punojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.