Transmetuar më 03-03-2023, 06:12

Të nderuar lexues, këto janë parashikimet e horoskopit të Paolo Fox për sot, e premte 3 mars 2023, përkthyer nga noa.al në transkriptin e pjesës zodiakale të Rai 2.

Dashi

Një fundjavë e rëndësishme po afron, megjithatë dita e sotme duket shumë e mbushur me gjëra për të bërë, ndaj rekomandimi i parë është të renditni dhe organizoni gjithçka që keni në mendje. Ju jeni si një vullkan që shpërthen, i vështirë për t’u ndalur. Marrëdhëniet miqësore janë të vlefshme dhe çiftet që e duan njëri-tjetrin tashmë kanë në mendje plane të mëdha. Kurse disa që janë ndarë do të ndjehen më mirë sepse nuk do të pendohen për të shkuarën.

Demi

Kjo e premte nis e ndrydhur dhe nga ana fizike duhet pasur pak kujdes, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të ketë një rikuperim të ngadaltë. Gjëja e parë që duhet bërë tani është të shmangni diskutimet dhe të kërkoni aleatë të vlefshëm. Sot, nëse keni të bëni me Luanin dhe Akrepin, mund ta gjeni veten në një mosmarrëveshje të kotë, kështu që lërini gjërat t’ju rrëshkasin dhe bëjeni këtë sa herë që të jetë e mundur. Shpenzime ka për shtëpinë dhe për ca punë që duhen bërë atje.

Binjakët

Një ditë e mbushur me konfuzion kjo e premte 3 mars 2023. Kushdo që punon si profesionist i pavarur përballet me vonesa. Kjo është arsyeja pse ju duhet të flisni me ata që kanë përgjegjësi, me një shef ose partnerë për të parë se cilat janë perspektivat e së ardhmes. Në të njëjtën mënyrë, ata që kanë pritur një telefonatë për një kohë të gjatë mbeten të padurimtë sepse aktualisht nuk ka përgjigje të sigurta. Do të kishit nevojë për pak relaksim, mos harroni se dashuria jeton mes ulje-ngritjesh.

Gaforrja

Në këtë moment, një qëndrim diplomatik dhe reflektues, në vend të një mënyre të vepruari tepër instiktive mund të bëjë ndryshimin, sepse kur nuk jeni plotësisht i bindur për atë që ndjeni ose sapo jeni kthyer nga një periudhë e vështirë, rrezikoni të bëni shumë zgjedhje të nxituara, si një njeri i pamotivuar. Keni përjetuar një zhgënjim ditët e fundit dhe është normale që dëshironi të riktheni qetësinë. Mundësi të reja do të shfaqen brenda disa javësh, pak durim dhe së shpejti do t’i shihni gjërat shumë ndryshe.

Luani

Kjo e premte fillon mirë, risjell vëmendjen te gjërat më të rëndësishme në jetën tuaj dhe mund t’i japë një shtysë dashurisë. Marrëdhëniet më të bukura nuk humbasin, çiftet që e duan njëri-tjetrin duhet të bëjnë një përpjekje të vogël për t’u pajtuar, veçanërisht nëse kanë qenë larg njëri-tjetrit. Deri në fund të prillit, një plan pune duhet disi të konsolidohet, veçanërisht nëse për arsye të ndryshme ka pasur zvarritje të padëshiruara gjatë muajve të fundit.

Virgjëresha

Kjo fundjavë është më e mirë, por ju dilni nga dy javë të rënda, edhe nga pikëpamja fizike. Ajo që po përjetoni është më shumë një fazë pritjeje. Mos harroni, nuk ka gjëra të pazgjidhshme, nuk ka probleme të pazgjidhshme, por është e sigurt që duhet pak durim për të shqyrtuar më mirë gjithçka që duhet të bëni. E premtja e sotme është një ditë e mirë për marrëdhëniet e dashurisë, shpresoj vërtet që të gjithë ata që u është dashur t’i japin fund një historie edhe nëse nuk kanë dashur, mund të gjejnë sërish qetësi.

Peshorja

Javët e ardhshme mund të sjellin pak shqetësim nëse dilni kundër dikujt ose mendoni të ngrini zërin. Zakonisht jeni një person i mirëkuptueshëm, por kur mendoni se jeni të rrethuar nga njerëz të pabesë, ose se jeni viktimë i një padrejtësie, flisni dhe thoni atë çfarë mendoni. Ju këshilloj të bëni kujdes në dashuri sepse marsi do të jetë një muaj që mund të shoqërohet me grindje. Ata që arrijnë ta kalojnë këtë periudhë me bindje dhe pa prishur një marrëdhënie, do të kenë më pak telashe.

Akrepi

Është mirë të ndalesh për një moment dhe të reflektosh, kjo e premte është një ditë që duket paksa e lodhshme dhe në nivel fizik nuk ndihesh në kulmin e performancës. Kjo fundjavë që po vjen mund të ndiqet nga disa dyshime. Nëse ka pasur njëfarë sikleti në dashuri, besoj vërtet se kjo e premte nuk është dita më e mirë për të rinisur një mosmarrëveshje.

Shigjetari

Kjo është një periudhë përpjekjesh të mëdha, por nga ana tjetër është një periudhë evolucioni, ku duket se do t’ju duhet të vazhdoni pa ndihmën e atyre që ju kanë mbështetur prej vitesh. Duhet të gjeni forcë në aftësitë tuaja dhe gjithashtu të menaxhoni gjithçka me shumë kujdes. Sot është një ditë interesante që teston, por edhe nxjerr në pah qëndrueshmërinë tuaj. Nëse duhen bërë zgjedhje të rëndësishme ose duhet të zgjidhen çështje pasurore apo ligjore, si marsi ashtu edhe prilli do të jenë muaj të shkëlqyer, të cilët do t’ju japin qartësi dhe, në disa raste, do të sjellin më të mira materiale.

Bricjapi

Lodhja ndihet, por kini parasysh se ky është një muaj i rëndësishëm. Keni një projekt të madh në mendje për fundin e pranverës dhe yjet janë në anën tuaj; por ju duhet të kuptoni se cilët janë njerëzit që mund t’ju ndihmojnë dhe kush janë ata që punojnë kundër planeve tuaja. Reflektimi nga ky këndvështrim ndoshta duhet bërë gjatë kësaj fundjave.

Ujori

Sot është e lehtë të ndihesh keq, të të duket vetja si i/e zhytur në *ut, por fokusohu tek fundjava që po vjen. Sepse të shtunën dhe të dielën, me persona që janë nën shenjën e Demit dhe Akrepit, mund të ketë përplasje. Nga ana tjetër, shihni me kujdes disa vonesa të vogla dhe ndonjë shpenzim për shtëpinë.

Peshqit

Në këtë qiell marsi ka elementë të rinj, së shpejti në shenjë do të hyjë edhe Saturni; personat që kanë përjetuar një shkëputje ose një problem në mënyrë traumatike, po dalin sërish nga ajo fazë problematike. Po vjen vërtet një forcë e madhe dhe dëshira për të lënë pas shijen e hidhur; ju keni të gjitha cilësitë dhe aftësitë e nevojshme për të ecur përpara dhe për të vendosur piketa në jetën tuaj. Projekte dhe programe të reja në horizont. Kjo fundjavë ju hap mendjen dhe stabilizon emocionet tuaja, do të merreni me gjëra që i keni shtyrë prej disa kohësh. /noa.al