Transmetuar më 03-03-2023, 07:55

Një tërmet tjetër i fortë ka goditur Turqinë.

Tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë dhe goditi Turqinë qendrore herët në mëngjes, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Epiqendra ishte 38 km në veriperëndim të Kahramanmaras.

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 05:53, kishte një thellësi prej 6.95 kilometrash.

Disa goditje të forta janë regjistruar në Turqi që nga lëkundjet e forta që tronditën vendin në fillim të Shkurtit duke shkaktuar humbjen e mijëra jetë njerëzish.

Më shumë se 45,000 njerëz vdiqën vetëm në Turqi.

Pothuajse 6,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur përtej kufirit në Sirinë veriore.