Transmetuar më 03-03-2023, 07:36

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Mesdhe po furnizohet me masa ajri të ftohta Arktike duke sjellë reshje shiu, bore dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj jave

E Premte, data 03 Mars 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në mesditë dhe pasdite. Në zonat malore reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 3/11°C Zona e ulët 5/15°C Zona bregdetare 10/16°C

Kosova, e Premte data 03 Mars 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 12 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4 C° në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 8°C – 12°C .

E Shtunë, data 04 Mars 2023

Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intesitet të lartë në Jug ,pasdite reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 2/7°C Zona e ulët 4/14°C Zona bregdetare 8/15°C