Transmetuar më 02-03-2023, 21:15

Ballsh- Tre kabina elektrike kanë shpërthyer mbrëmjen e sotme duke lënë pa energji elektrike gjithë qytetin dhe disa fshatra përreth.

Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur në kabinat elektrike në zonën e TEC-it pranë uzinës së Ballshit.

Zjarrfikëset dhe ekipet e OSHE-së janë në terren.

Mendohet se shkak mund të ketë qenë një defekt, por akoma nuk dihen arsyet e qarta.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia dhe nje grup hetimor.