Transmetuar më 02-03-2023, 20:24

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Takimi do të zhvillohet më datën 7 mars në selinë e NATO-s, por ende nuk dihen detaje lidhur me temat që do të diskutohen ndërmjet tyre.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me presidentin Bajram Begaj

Megjithatë për të zbuluar më shumë, pas takimit, Stoltenberg dhe Begaj do të dalin në një konferencë për shtyp.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd