Transmetuar më 02-03-2023, 19:54

Tiranë- Nuk ka fund historia me aksidente e autobusëve urbanë në Tiranë.
Një urban është përplasur me dy makina në orët e para të mbrëmjes.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si ‘Kryqëzimi i Ekspozitës’, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Autobusi i përplasur i përket linjës së urbanit "Allias – Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Kristal – Selitë".
Pak ditë më parë një aksident i frikshëm ndodhi në afërsi të “Shallvareve”, ku një urban i linjës së “Unazës” u përfshi në aksident me 9 disa makina, duke lënë të plagosur 9 qytetarë. Ndërsa muaj më parë një urban ra në Lanë.