
Tiranë- Ndonëse është zhdukur prej disa muajsh, emri i Ervis Martinajt është përmendur sot në Gjykatën e Lartë, e cila ka marrë vendimin për t’i refuzuar ndryshimin e masës së sigurisë, e marrë në vitin 2018.
Bëhet fjalë për arrestimin e Martinajt në vitin 2018 pas ngjarjes në ish-Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabian Gaxha dhe u plagos, Eljo Hato dhe vetë Martinaj.
Ai është konsideruar si një nga personat më të rrezikshëm në vend, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të viti 2022. Deri më tani nuk ka asnjë version pë rastin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





