Transmetuar më 02-03-2023, 17:58

Dyqani që i përket familjes së Antonella Rakuzzo, gruas së Lionel Messit, ishte shënjestër e një sulmi mafioz në orët e para të së enjtes, me dy burra të panjohur që hapën zjarr të paktën 14 herë.

Në fakt, para se të largoheshin, ata lanë një shënim, të shkruar në një thes me qymyr.

“Messi, ne po të presim. (Kryebashkiaku aktual i Rosarios, Pablo) Havkin është gjithashtu një tregtar droge, ai nuk do të të mbrojë”.

Mediat argjentinase mbërritën në Rosario dhe filmuan pamjet e zonës, e cila është rrethuar nga policia.