Greqi- Thellohet bilanci tragjik i aksidentit të përplasjes së trenave në Greqi.
Aktualisht janë identifikuar 57 viktima mes tyre tre janë shqiptarë.
Sipas informacioneve, 7 viktima janë tërësisht të karbonizuara dhe priten analizat për të kryer tërheqjen e trupave.
Të plagosurit janë 57, 6 prej tyre që vazhdojnë të luftojnë me vdekjen në Repartin e Mjekimit Intensiv. Ata janë dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeçe.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës ndodhet Elisia Paço, 18 vjeç. Nga komunikimi i Konsullit të Përgjithshëm, Arqile Sota me të atin e Elisias, thuhet se ka dëmtime të lehta dhe parashikohet të dalë nga spitali gjatë ditës së sotme.
Në Spitalin Universitar të Larisës ndodhet Olta Kulla, 20 vjeç me dëmtime relativisht të lehta. Roberto Drizdi, 25 vjeç, ndodhet në reanimacion i intubuar, me dëmtime të rënda (thyerje gjymtyrësh). Anisa (Anastasia) Liuri, 23 vjeç, ndodhet në reanimacion e intubuar, me djegie të rënda (do të transferohet në Spitalin e traumës Papanikolau në Selanik. Kurse Maria Dimza, me dëmtime të lehta, ka dalë nga spitali në gjendje të përmirësuar. Të humbur, në pritje të përgjigjes së ADN që kanë dhënë të afërmit janë Klaudia Lato (Lata), Denis, Ledio Ruci dhe Pavlin Bozo.
Në Spitalin Genimatas Selanik kanë qenë Erisa Almeta, 12 vjeç, Vanesa Plasa, 13 vjeç, Frankli Besaj, 20 vjeç, Dhimitër Zonga, të cilët kanë qenë në gjendje të lehtë dhe kanë dalë nga spitali.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd