Transmetuar më 03-03-2023, 08:45

“Duhet ta lësh të shkojë. Duhet ta lësh të shkojë, sepse kur mbahesh, kur mban diçka të gjallë brenda vetes, po e lejon të kaluarën të zërë vend në zemrën dhe mendjen tënde, e cila duhet të jetë e destinuar për të ardhmen tënde”.

Kështu e fillon postimin e fundit në Instagram Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, futbollistit brazilian të burgosur që prej 25 janarit me akuzën e rëndë të përdhunimit të një 23-vjeçareje në Barcelonë.

“Duhet ta lësh të shkojë, sepse në fund të ditës, nëse do të gjesh qenien njerëzore që do t’ju sjell gëzimin më të thellë, nëse do të gjeni personin që do t’ju ndihmojë të përjetoni llojin e dashurisë që keni merituar gjithmonë; duhet të siguroheni që jeni gati ta pranoni atë".

Ky mesazh i koduar i Joana Sanz flet shumë, por nuk e dimë saktësisht se çfarë do të thotë gruaja e Dani Alves, dukshëm zemërthyer. Më së paku del qartë kolapsi psikologjik dhe shpirtëror që ka përjetuar në jetën e saj që kur burri i saj hyri në paraburgim për përfshirjen e dyshuar në një sulm seksual në prag të Vitit të Ri.

Është evidente se Joana Sanz po vuan shumë nga kjo histori, duke qenë se mbrojtësi brazilian ndodhet në një burg të Barcelonës në pritje të gjykimit. Megjithatë, mbrojtja e tij po punon për të mundësuar lirimin e përkohshëm nga burgu, duke ngulmuar se nuk ka rrezik ikjeje nga Barcelona dhe Spanja.

A do t’i shohim së shpejti Dani Alves dhe Joana Sanz së bashku? Apo marrëdhënia e tyre është e dënuar me fundin e saj? Koha do ta tregojë…