Transmetuar më 02-03-2023, 14:51

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Pirro Beati, ka rënë së fundmi në kurthin e telefonatës në ‘Ndryshe’ në Top Albania Radio. Anxhela, u shtir si një modele që kërkon të realizojë një set fotografik nudo me Beatin.

‘Kam dëshirë të realizoj foto nudo’, i tha ajo Beatit. Ky i fundit ishte dakord dhe i tha që t’i dërgonte disa foto nga interneti si model, që të kuptojë se si i donte ajo fotot.

Por Anxhela nuk e la me kaq, pasi në fund i tha se ka një kusht. Gazetarja, duke qëndruar në rol i tha se në fund të setit, duhet të kryenin marrëdhënie seksuale, pasi e ka zakon. Beati mbeti i befasuar nga kjo kërkesë, duke e mohuar kategorikisht.

“Kam një merak. Unë kam bërë foto dhe më përpara, kam zakon, që pas çdo seti fotografik, kryej marrëdhënie me fotografin”, tha Anxhela, të cilës Beati i përgjigjet: “What! Jo nuk ndodh kjo”.

“Është sikur të nënshkruash një kontratë, sikur të hedhësh një firmë”, vijon gazetarja, por Pirro është i qartë me përgjigjen e tij: “Jo nuk ndodh kjo”.