Transmetuar më 02-03-2023, 13:30

Tashmë është pragu i "El Clasico" në Spanjë midis Real Madridit dhe Barcelonës në kuadrin e gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit. Pas humbjes në Superkupën e Spanjës dhe shkëputjes në La Liga prej 7 pikësh nga katalanasit, Carlo Ancelotti ka dëshirë të madhe për shpagim.

Po, sepse nëse në Ligën e Kampionëve, merenguesit janë absolutisht shkatërrues, edhe falë testit të shkëlqyeshëm të ofruar në ndeshjen e parë kundër Liverpool-it, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Blaugrana-t, të eliminuar nga "Europa League" pas disfatës me Manchester United.

Ancelotti në konferencën për shtyp foli për një takim të paparashikuar, ndërsa Xavi vazhdon t’i japë Real Madridit statusin e favoritit. Do të jetë një sfidë interesante midis dy skuadrave që sigurisht nuk luftojnë për të argëtuar audiencën.

Ancelotti e lë qartësisht për t’u kuptuar këtë: "Në Superkupë nuk kishim angazhimin dhe forcën e duhur, pastaj ne bëmë gabime individuale që nuk do t’i përsërisim. Nuk është sfidë vendimtare, por duhet të përfitojmë prej të luajturit para tifozëve tanë.

Sigurisht nuk do të jetë as hakmarrje për Superkupën e Spanjës, që e humbëm". Carlo Ancelotti përpiqet ta zbusë tensionin rreth një supersfide të tillë, të cilën me siguri audienca e "Bernabeu" do ta përjetojë absolutisht si hakmarrje.

Trajneri italian predikon i qetë edhe nga këndvështrimi i individëve, por ka disa dyshime për Tony Kroos. Gjendja e tij fizike nuk është optimale dhe Ancelotti e di këtë, por trajneri i "Los Blancos" është gjithashtu i sigurt për një aspekt: "Që të heqësh dorë nga lojtarët e këtij niveli duhet të mendohesh mirë".

Ancelotti flet për Barcelonën, Xavin dhe pikat e forta të tij: "Unë mendoj se ende mund të fitojmë, por nuk jam magjistar. Frikë nga Barcelona? Do të jetë një ndeshje e vështirë, por si trajner nuk e di se çfarë është kagometri".