Transmetuar më 02-03-2023, 12:57

Luizi i ka kërkuar Kiarës që të dalin bashkë nga Big Brother pas sherreve që kanë patur së fundmi. Por Kiara nuk ka pranuar.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Luiz Ejlli i ka kërkuar Kiara Titos që të dalin bashkë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Këtë kërkesë ia ka bërë duke parë situatën e tensionuar të krijuar mes tyre.

Por moderatorja nuk pranoi dhe i tha se dëshiron që të rrijë në shtëpinë e BB VIP dhe nuk del se ‘të teket ty të ikim’.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ça do që të bëjmë? A do të dalim jashtë? A ikim moj Kiarë? E kam seriozisht hajde ikim. Për Zotin jam tu ta thënë troç ikim bashkë.

Kiara: Jo fare, dua të rri. Pse të iki? Se të teket ty hajde ikim edhe të iki unë

Luizi: Po s’jemi të lumtur këtu, do jemi jashtë

Kiara: Jo këtu shoh gjëra që s’më pëlqejnë, nuk kam pse të dal. Jashtë i shohim kur të vijë koha.

Luizi: Hajde pra dalim

Kiara: Jo Luiz jo vazhdo rrugëtimin tënd

Luizi: Rrugëtim të kam ty unë

Kiara: Jo s’më ke. Tani duhet të më respektosh hapësirën që po të kërkoj se po nxjerr keq veten tënde.

Luizi: Po ç’ke ti si e nxjerr veten unë