Transmetuar më 02-03-2023, 12:42

Ndër trajnerët më të mirë në botë për aftësitë e tij teknike dhe komunikuese, jo vetëm me lojtarët e vet, por edhe me mediat.

Po flasim për Pep Guardiolën, teknikun e Manchester City, i cili pas fitores në "FA Cup" kundër Bristol arriti "t’iu shpëtojë" pyetjeve të gazetarëve me justifikimin e një gote verë…

Një skenë qesharake ndodhi pas ndeshjes, që "qytetarët" fituan qartë kundër Bristol. Guardiola ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, kur tha se duhej të largohej për të pirë një gotë verë me kolegun e tij Nigel Pearson:

"Nigel ka përvojë të madhe dhe është kënaqësi për mua ta takoj. Tani ai më ftoi për një gotë verë dhe padyshim që e pranova. Kjo është arsyeja pse unë duhet të largohem…"