TIRANË- Në orën 10 nisi seanca maratonë për mocionin me debat për çështjen McGonigal. Seanca pritet të zgjasë 24 orë dhe secili nga deputetët ka në dispozicion 10 minuta për të folur.
Në seancën plenare të sotme (2 mars), i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, prezenca e të cilit është kërkuar nga opozita prej më shumë se 2 seancash parlamentare.
Rama pranon miqësinë me ish zyrtarin e FBI-së, por mohon që të ketë pasur dijeni se opozita ishte financuar nga paratë ruse dhe të ketë ndërhyrë për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kundërshtarit politik
Teksa kishte nisur seanca Kryeministri Edi Rama ka nisur të ‘shëtisë’ në Kuvend, ndërkohë që deputetët e opozitës i kanë kërkuar llogari për takimet e tij me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.
Ai ka lëvizur dy herë nga vendi ku qëndron i ulur gjithmonë.
Herën e parë, u shpëtoi kamerave, ndërsa kur lëvizi për herë të dytë, u pa që shkoi dhe u ul krah deputetit Pandeli Majko.
Rama i hodhi krahun në qafë Majkos, foli me të dhe të dy nisën të qeshnin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd