Transmetuar më 02-03-2023, 12:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama pranoi se agjenti i FBI, Charles McGonigal ka darkuar me të në SHBA.

Rama iu referua darkës për të cilën, e dashura e McGonigal, Alison Guerriero thotë se ka kushtuar 10 mijë euro.

Por Rama nuk tha sa kushtoi darka. Ai thjesht sqaroi se "më ftoi ai mua", duke lënë të kuptohet se ka qenë McGonigal që ka paguar darkën.

"Po e vërtetë është hëngri darkë me mua dhe me ftoi ai mua. Në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua.

Ku është këtu krimi apo komprometimi që kam ngrenë darkë me shefin e kundër inteligjencës. Herë e 10-të!

Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet dhe udhëtimet, pra këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre detyrën e tij.

Po ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im?! Se i raportoi apo nuk i raportoi ai i qendrës nëse më takoi apo jo mua."-tha ai në Kuvend.

Kurse shtoi: ”E kam thënë dhe e përsëris po të kisha pasur çfarëdo informacioni më shumë se ato që dolën në media për faktin e tmerrshmë që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë do tia kisha përcjellë kujtdo që të mundja pa asnjë diskutim, organizatave partnere të ndjeshme për këtë çështje, edhe FBI-së pa tjetër.

Problem për vendin do të ishte e kundërta sikur unë të kisha informacion që rusët hidhnin para për birrat e këndimin e himnit tek çadrat poshtë qeverisë dhe të mos e tregoja”.