
Tiranë- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri "Non-grata".
Rama tha se ajo që opozita e mendon si "byrektore", referuar DASH, është duke e bërë punën. Kryeministri tha se me emër, do e shohin shumë shpejt.
"Kujdes se byrektorja po bën punën, gjiza ka ardhur. Personin në fjalë do e shihni vetë."-tha Rama dhe menjëherë pas kësaj fjalie u largua nga Kuvendi, ku dha shpjegime për vetëm 45 minuta në interpelancën e kërkuar nga opozita.
"Sikur non-gratat të dilnin si byrekë me lekë, kushedi si do kishin dalë. Vetëm Pandeli Majko do të kishte shpëtuar. Se imagjinoni ç’do ishte bërë me Gramoz Russin, Fatmir Xhafajn se me mua po e po. Ka 100 vjet që thuhet se Amerika palos dhe Amerika dyllos" tha Rama.