Transmetuar më 02-03-2023, 10:55

Qëllimi i vetëm i Luiz Ejllit është fitorja e ‘Big Brother VIP Albania’. Banori tregoi ditën e djeshme se i ka vënë vetes si mision, fitoren e këtij formati. Teksa po bisedonte me Shpatin, Luizi tha se nëse do e dijë se nuk fiton ‘Big Brother’, e lë direkte shtëpinë. Shpati e pyet se ç’ndodh nëse ai nuk del fitues, e duket se Luizi e ka një plan edhe për këtë.

Ai tregoi se nëse nuk fiton, do largohet për në Amerikë, aty ku jeton familja e tij.

Biseda:

Luizi: Nëse e di që nuk e fitoj Big Brother dal që sot. Dal që sot, e lë. Kam inat me vete, o me e fitu o s’ka. Me

Shpati: Çfarë kushti i ke vënë vetes?

Luizi: O e fitoj o s’ka. Veç me e fitu

Shpati: Po nëse nuk e fiton?

Luizi: Kam thënë nësë e fitoj, do rri në Shqipëri, po nuk e fitova, avionin e në Amerikë.

Kujtojmë se një ditë më parë Luizi deklaroi se do të jetë i fokusuar në lojën e tij, duke lënë në plan të dytë Kiarën, marrëdhënia me të cilën sipas tij do të vazhdojë jashtë ‘Big Brother VIP’