Transmetuar më 02-03-2023, 09:55

Hiba Abouk dhe Achraf Hakimi janë distancuar prej ca kohësh. Të tilla janë zhvillimet midis dy anëtarëve të çiftit të cilët, me sa duket, kanë përpunuar ndarjen e tyre për javë të tëra.

Marrëdhënia mes tyre nuk është më e mira, kështu që çifti kishte vendosur të ndahej para se lojtari i PSG të hetohej për përdhunimin e pretenduar të një vajze të re, e cila thotë se e sulmoi seksualisht më 25 shkurt, në shtëpinë e tij në Bolougne, në periferi të Parisit.

Abouk, me profesion aktore, kishte komentuar tashmë për të afërmit e saj se problemet me futbollistin vinin posaçërisht prej diferencës në moshë (ajo është 36 vjeçe, ndërsa Hakimi 24 vjeç), gjithashtu nga mentaliteti ose forma e të menduarit të të dyve.

Aktorja dëshiron të shijon një jetë të këndshme së bashku me fëmijët e saj, Amín, 3 vjeç dhe Naim, 1 vjeç, ndërsa lojtari vetëm dëshironte festa nate me bashkëlojtarët e PSG-së.

Po kështu, aktorja nuk ka thënë asgjë në lidhje me situatën e fundit të Hakimit, nuk po e mbështet publikisht burrin e saj ndaj akuzave për përdhunim të një të reje në Francë, gjë që konfirmon zërat se ndarja tashmë po vjen.

Një tjetër nga shenjat e këtij largimi është aktiviteti i tyre i ulët në rrjetet sociale bashkërisht. Të dy pëlqejnë t’i përdorin ato, por nuk ndajnë foto së bashku që nga tetori i kaluar.

Gjithashtu, këtë të hënë, pasi u njoh me padinë e vajzës së re për përdhunim, lojtari i PSG shkoi në gala-në e çmimeve më të mira me vëllain. Në fakt, hera e fundit që ata pozuan së bashku ishte në maj 2022, në 75-vjetorin e Festivalit të Kanës.