Transmetuar më 02-03-2023, 09:44

Dan Hutra, është autor i vrasjes së 3 grave në kryeqytet dhe plagosjen e 3 të tjerave. 40-vjeçari akuzohet për 3 ngjarje të ndryshme që tronditën Tiranën. Dje, Hutra plagosi ish të dashurën e tij në Astir, Marjana Gështenja.

Më pas ai u nis në Kodër Kamëz, në banesën e ish-gruas së tij të dytë, aty ku vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku dhe plagosi atë dhe ish-vjehrrën.

Hutra nuk u mjaftua me kaq, por shkoi në Kamëz, aty ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeçe. Bëhet e ditur se autori i masakrës së trefishtë ditën e djeshme në Tiranë, Dan Hutra i kishte planifikuar vrasjet në ambientet e burgut, sapo të dilte nga qelia.

Dan Hutra ndërkohë në vitin 2003 është arrestuar pas përdhunimit të kunatës së tij, në kohën kur ishte martuar me gruan e tij të parë, Dafina Havalja, 22- vjeçe nga Klosi i Dibrës, të cilën e vrau me thikë në zemër për shkaqe xhelozie. Ndërkohë Hutra kishte në plan të vriste edhe një person të katërt dhe këtë ai e bëri të ditur kur u arrestua në kodrat e Sharrës. 40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste pas ngjarjes tronditëse në Paskuqan.