Transmetuar më 02-03-2023, 09:29

Influencuesja dhe modelja kiliane Daniella Chávez ka surprizuar ndjekësit e saj, duke bërë të ditur  se ka pasur një takim intim me Cristiano Ronaldon. Postimi i saj në Twitter nuk lë vend për dyshime:

"Nëse dikush bën seks me një person tjetër që nuk është partneri i tij, por është një person i lirë nga mendja dhe trupi, pa dhënë shpjegime, a është kjo tradhti? Pra, me Cristianon a kam tradhtuar? Ka qenë vetëm seks dhe me leje nga ana ime, jo imponim i tij!"

Daniella Chávez, una influencer chilena, dice haber tenido relaciones sexuales con Cristiano Ronaldo

Ish-modelja e Playboy ka pastruar kështu polemikat për atë që ndodhi me Cristiano Ronaldon. Ajo ka deklaruar se nuk mund t’i mohojë më thashethemet. Nisur nga orteku i komenteve që ka marrë, modelja nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe të mbrohet nga ata që e akuzojnë për gënjeshtra: “E kam edhe një video, por nuk mund të ngarkohet, sepse ka momente privatësie. Në të jemi pa rroba".

Pavarësisht sqarimeve të influencueses, rrjetet sociale janë ende të ndara mes atyre që e besojnë dhe atyre që nuk e besojnë. Këta të fundit pyesin veten se, nëse do të ishte e vërtetë, pse modeles i ishte dashur kaq shumë kohë që ta bënte publik takimin e saj me futbollistin e shquar portugez.