Transmetuar më 02-03-2023, 07:10

Ora shënonte 23.21 e datës 28 shkurt kur jeta e 350 pasagjerëve që ndodheshin në trenin e nisur nga Athina për në Selanik, ndryshoi përgjithmonë.

Treni i pasagjerëve dhe një tren i mallrave u përplasën kokë më kokë, duke u marrë jetën të paktën 43 personave dhe plagosur 85 të tjerë.

Kjo tragjedi është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe mediat greke kanë publikuar momentin e përplasjes së dy trenave.

Nga video vihet re se trenat ishin në të njëjtën linjë, duke u përplasur kokë më kokë.

Nuk dihet ende arsyet se pse trenat nuk ishin koordinuar për lëvizjen, por deri tani kreu i stacionit të Larisës ka pranuar fajin. Ai është arrestuar.