Transmetuar më 01-03-2023, 22:08

Diskutimet për largimin e Eva Alikajt nisën menjëherë në shtëpi.

Luizi po bisedonte me Kristin dhe Dean për debatin që ai pati me Evën, kur në atë moment, në kuzhinë u fut Kiara.

Kjo e fundit i tha Luizit “Mjaft” me këto diskutime.

Përgjigjja e tij ishte shumë e ashpër ndaj Kiarës.

Ai i tha asaj se nuk është askushi që t’i thotë “Mjaft”, ndërsa shtoi se Kiarën nuk e llogarit fare si banore në shtëpi.

Luizi shtoi se kur doli Ermiona ajo dhe të tjerët dolën të festonin jashtë, ndërsa me daljen e Evës, të gjithë u bënë “seriozë”.

Në vazhdën e diskutimeve të shumta mes Kiarës dhe Luizit, ai i kërkoi Kiarës që çdo keqkuptim që kanë mes njëri-tjetrit, ta sqarojnë jashtë.

Sipas Kiarës, kërkesa që ka Luizi është e kotë, pasi deri atëherë humb pesha e debatit. "Në aq kohë, Luizi reflekton dhe e justifikon veprimin e tij," shtoi Kiara.

Luizi i kërkoi asaj një përqafim, por Kiara refuzoi sërish për të disatën herë, duke thënë se nuk e ndjen ta bëjë një gjë të tillë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd