Transmetuar më 01-03-2023, 21:19

Luizi dhe Kiara ndodhen në ditë të vështira.

Luizi i kërkoi Kiarës që çdo keqkutpim që kanë mes njëri-tjetrit, ta sqarojnë jashtë.

Sipas Kiarës, kërkesa që ka Luizi është e kotë, pasi deri atëherë humb pesha e debatit. Në aq kohë, Luizi reflekton dhe e justifikon veprimin e tij, shtoi Kiara.

Luizi i kërkoi asaj një përqafim, por Kiara refuzoi sërish për të disatën herë, duke thënë se nuk e ndjen ta bëjë një gjë të tillë.

Kiara i tha Luizit se ai është shumë posesiv dhe se nuk reflekton për gabimin që ai ka bërë. Ajo shtoi se marrëdhënia e tyre duhet të ketë një shkëputje, pasi reflektimi do i shërbejë të dyve.

Kiara i tha Luizit se kur vjen e puth dhe e përqafon, i duket sikur e bën të gjithën këtë thjesht për ta “kaluar” situatën. Ajo shtoi se do të shohë se si ai do veprojë në vijim.