Transmetuar më 01-03-2023, 20:41

Tiranë- Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimet për gjyqtarin që liroi vrasësin e grave, Dan Hutra.

Në një njoftim, ILD informon se ‘Inspektori i Lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen ‘tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve’.