Transmetuar më 01-03-2023, 19:47

Laç- Nuk ndalet e mërkura e ‘zezë’.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, pranë fshatit Shullaz.

Mësohet se një automjet tip Sharon është përmbysur, dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ja në dërguar për të marrë ndihmën mjekësore drejt Spitalit të Traumës, pasi gjendja e tyre ishte e rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështia në rrugë, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.