Transmetuar më 01-03-2023, 19:04

Tiranë – Kapet pas disa orësh në arrati Dan Hutra, autor i dyshuar i vrasjes së 3 grave në kryeqytet dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Mësohet se Dan Hutra është arrestuar te zona e landfillit të Sharrës. Ai ka pasur me vete edhe armën më të cilin akuzohet se kreu disa krime, e cila është sekuestruar. Në foto shikoni këtë armë.

Kujtojmë se 40 vjeçari Dan Hutra është autori i dyshuar i vrasjes së 3 personave, dhe plagosjes së 3 të tjerëve.

Ai dyshohet se plagosi fillimisht ish partneren e tij 40-vjeçare në Astir pasi i kishte kërkuar asaj para borxh.

Nga aty ai shkoi në Paskuqan, ku kreu masakër në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij duke e lënë këtë të fundit të plagosur bashkë me të ëmën, ndërkohë që vrau motrën e saj dhe kunatën.

Dora e krimit ndaj ish-partnereve u zhvendos më pas në Kamëz ku dyshohet se vrau një 31-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje disa vite më parë.