Transmetuar më 01-03-2023, 18:52

TIRANË- Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.