Transmetuar më 01-03-2023, 18:47

Tiranë- I kërkoi para, por ajo nuk i dha e qëlloi.

Është zbardhu dëshmia e 40-vjeçares Marjena Gurakuqi, e cila u plagos në Astir nga Dan Hutra.

Mësohet se Gurakuqi ka deklaruar se ka pasur njohje të mëparshme me Hutrën, vrasësi seria që u mori jetën dhe dy grave të tjera ditën e sotme.

Ky i fundit ka shkuar në biznesin në pronësi të saj në Astir ku i ka kërkuar disa para, pasi herë pas here i merrte para borxh.

Këtë herë, Gurakuqi kishte refuzuar t’ia jepte paratë dhe Hutra e kishte qëlluar me thikë, duke e lënë të plagosur.

Fillimisht ajo nuk ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Ajo ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të plagës që ka pësuar, ku mjekët kanë njoftuar policinë.

Pasi është marrë në pyetje ajo ka pranuar rrethanat e ngjarjes duke treguar të gjithë zanafillën e saj.

Pas plagosjes së Gurakuqit, Hutra shkaktoi masakër në Paskuqan duke vrarë dy gra dhe la të plagosura dy të tjera, ndërsa dyshohet se vrau me armë edhe një 31-vjeçare në Kamëz.