Transmetuar më 01-03-2023, 18:28

Ermiona la ditën e sotme shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi u skualifikua për përdorim të dhunës verbale.

Menjëherë pas daljes, ajo ka dhënë një mesazh për Luizin, banorin me të cilin ajo ishte shumë e afërt dhe për të cilin ka shprehur hapur mbështetjen.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo shkruan se Luizi do i mungojë, e po ashtu se ata janë fitues e jo humbës.

“Do më mungosh të dua fort. Ne jemi fitues jo humbës. Ti je fituesi!”- shkruan Ermiona, krah videos ku përshëndetet me Luizin për herë të fundit, para se të linte shtëpinë.