Transmetuar më 01-03-2023, 18:24

TIRANË- Detaje të reja mësohen reth vrasjes së Etleva Kurtit në kamëz.

Dan Hutra, autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçares, dyshohet se ka pasur histori dashurie me të. E reja e braktisi kur ai ra në burg për vrasjen e gruas së tij të parë. Ai e qëlloi me armë zjarri Kurtin, teksa kjo e fundit ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë.

40-vjeçari, Dan Hutra la të vdekur ditën e sotme Melvute Hysa, Hasime Dafku dhe Etleva Kurti, ndërsa të plagosur: Elena Hysa, Kujtime Hysa dhe Marjana Gurakuqi.

Rreth orës 12:30 në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamëz, Hutra plagosi me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Ai plagosi edhe ish-të dashurën, Marajan Gurakuqin, ndërsa vrau me armë zjarri Etleva Kurtin.