Transmetuar më 01-03-2023, 16:15

Fier – Një 40 vjeçar u nda tragjikisht nga jeta pak minuta më parë pasi u dogj në furrat e pjekjes

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi), në Patos, raporton noa.al.

Policia lokale tha se Alket Malaj, 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor thotë se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al