Transmetuar më 01-03-2023, 15:48

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kamzë ku 31 vjeçarja Etleva Kurti është gjetur e vrarë në oborrin e banesës së saj.

Ndaj saj është qëlluar me armë automatike AK47.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.

Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar.

Ndërkohë, dyshohet se në banesë jetonte 31-vjeçarja me nënën e saj.